Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Trump e quan historike marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

Kosova dhe Serbia pak më parë kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik midis këtyre dy vendeve në Shtëpin e Bardhë në Washington D.C.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, nënshkrimin e marrëveshjes e ka quajtur moment historik.

“Me të vërtetë është historike”, tha Trump.

Presidenti Trump tutje ka thënë se pret që shumë shpejt të vizitojë të dy vendet.

“Unë pres që të shkoj në këto dy vende në një të ardhme jo fort të largët”, ka shtuar Trump për uk.news.

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pas dy ditësh negociata sot kanë arritur të nënshkruajn marrëveshjen për normalizim ekonomik.