Tre të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Tre persona kanë vdekur në vend gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 ndërsa janë shënuar 48 raste të reja.

Rastet e vdekjes janë nga nga spitali i Prizrenit,  spitalit të  Gjakovës  dhe 1 rast nga spitali i Gjilanit.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste,  komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.