Tre të vdekur në aksidentin në Duhël

Një aksident i rëndë me fatalitet sapo ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren, gjegjësisht në fshatin Duhël të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi ka thënë për KALLXO.com se tashmë është nisur për në vendin e ngjarjes.

“Mund të konfirmohet se ky është aksident i rëndë, me fatalitet dhe janë tre viktima. Detaje të tjera nuk mund të jap përderisa njësitet të marrin detaje se si ka ndodhur ky aksident.”, ka thënë Gashi për KALLCO.com

Ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te ky aksident.