Tre të vdekur dhe 325 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 325 infektime të reja, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, raporton Top Channel.

Nga 3109 testime të kryera, janë konfirmuar 130 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnjë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 5,333 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet Covid, po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit tre persona kanë vdekur nga COVID-19, një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.