Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tre të arrestuar pas një mosmarrëveshje mes fqinjëve në Gjakovë, njërit i konfiskohet arma

Një mosmarrëveshje në mes të fqinjëve në Gjakovë përfundoi me nxjerre të armës dhe të arrestuar.

Sipas raportit të Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Ndërsa, është bërë e ditur se në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një armë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të fqinjëve njëri nga tre të dyshuarit ka ekspozuar një armë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovare. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit ‘Sig Sauer’ me 6 fishekë”- ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.