‘Ti je rrugaç’ - deputetja Musliu gjuan më ujë ministrin Faton Peci

Raportimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në komisionin për bujqësi të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka hedhur ujë në drejtim të ministrit.

“Ti je rrugaç”, i ka thënë deputetja Musliu, ministrit Peci në drejtim të të cilit ka zbrazur gotën e mbushur me ujë.

Në anën tjetër, ministri Peci ka thënë se do ta vazhdoj reformën në ministrinë e tij.

“Nuk ka hajni ma, shko tregoju edhe dostave të tu në PDK, edhe dostave të Ganes, nuk ka më vjedh në ministri të Bujqësisë sa të jam unë aty ministër. Sa të jam unë ministër nuk ka me vjedh hiç aty, ndaq gjuani me plumb qysh keni gjujtë në të kalumen, ndaq gjuani me ujë, nuk ka kush që më ndal mua me luftu krimin dhe korrupsionin”, tha ai.