Thirrjet një seancë e jashtëzakonshme, deputetët e PDK-së nuk lejojnë mbajtjen

Kryetari i Kuvendit tw Kosovws, Glauk Konjufca ka thënë se një seancë e jashtë zakonshme është thirrur nga 41 deputetë të Kuvendit.

“Një seancë e jashtëzakonshme është thirr nga 41 deputetë, kjo është kategori kushtetuese dhe duhet ta mbajmë, prandaj sipas këtij detyrimi që e kemi edhe po vazhdojmë” – ka thënë Konjufca.

Por, mbajtjen e saj pa e përfunduar seancën paraprake, e cila nisi paraditen e së enjtjes, e kanë kundërshtuar nga PDK.

“Jo jo, se ke mbyllë seancën e kaluar, s’mund të vazhdosh…” – ka thënë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu nga ulësja e saj.

“Nuk është e thënë të mbyllet seanca paraprake…gjithë kemi pas këso raste kur kemi pas seanca të jashtëzakonshme” – ka thënë Konjufca duke iu përgjigjur deputetes së PDK-së, Musliu.

Pas kësaj, një grup i deputetëve të PDK-së janë afruar tek foltorja e Kuvendit për të penguar punimet e seancës.