Foto: Ilustrim

Therje me thikë në Hajvali, i dyshuari ik nga vendi ngjarjes

Dje në Hajvali ka ndodh një sulm me thikë. Personi, i cili ka raportuar rastin në Polici është therë me thikë nga një person i cili ka ikë nga vend i ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar raporton se në Hajvali është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.