The Economist: Serbët dhe shqiptarët etnikë fyt-a-fyt me njëri-tjetrin

Kësaj radhe shqiptarët etnikë të Kosovës janë kryesisht fajtorë

Ishte “një përshkallëzim mbi një përshkallëzim të mëparshëm”, deklaroi Gabriel Escobar, diplomati amerikan i ngarkuar për të ndihmuar BE-në në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, një republikë me një popullatë nën 2 milionë banorë të cilën shumica e botës perëndimore e njeh si të vend  të pavarur por të cilën Serbia ende e konsideron si tokën e saj.

Më 14 qershor tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe, ndonëse të dyja palët argumentojnë pro dhe kundër se në cilën anë të kufirit ishin ata. Më 26 qershor ata u liruan. Megjithatë, kriza e fundit nga shumë kriza të mëhershme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po vazhdon ende.

Policia e Kosovës i ka arrestuar serbët vendas të cilët, sipas tyre, i kanë sulmuar paqeruajtësit dhe gazetarët e NATO-s. Policia gjithashtu pretendon se ka gjetur një depo të madhe armësh në pjesën veriore të Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë etnikë. Shqiptarët etnikë janë një shumicë e madhe në pjesën tjetër të Kosovës. Diplomatët amerikanë dhe të BE-së po përpiqen ta qetësojnë krizën, nga frika se një incident tjetër i dhunshëm mund të shpërthejë në një konflikt më të madh.

Nëntorin e kaluar serbët e Kosovës dhanë dorëheqje nga institucionet e vendit, përfshirë policinë. Zgjedhjet në veriun e populluar nga serbët për t’i zëvendësuar kryetarët e komunave që kishin dhënë dorëheqjen u bojkotuan nga serbët, kështu që shqiptarët etnikë u zgjodhën në vend të tyre, shpesh vetëm nga një numër i vogël i votuesve. Kur kryetarët e rinj të komunave u përpoqën të hynin në zyrat e tyre në maj, serbët vendas protestuan dhe një turmë i sulmoi paqeruajtësit e NATO-s e cila përpiqej duke t’i mbante demonstruesit sa më larg godinave të komunave. Qeveria serbe në Beograd deri më tani i ka mbajtur nën kontroll grupet paraushtarake-kriminale serbe në veri të Kosovës, mirëpo kohët e fundit është shfaqur më pak aktive për ta bërë të njëjtën gjë.

Diplomati amerikan Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, negociatori i BE-së, kishin arritur një progres në pranverë duke siguruar një marrëveshje për zbatimin e një plani ku Serbia do ta trajtonte Kosovën si një shtet në të gjitha, përveç emrit. Në këmbim, pakicës së vogël serbe të Kosovës do t’i jepej një formë autonomie, e cila u ishte premtuar bazuar në një marrëveshje të mëparshme, në vitin 2013.

Mirëpo, Serbia e shkeli marrëveshjen e re duke u përpjekur ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Amerika dhe BE-ja më pas i kërkuan Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, që të mos i instalonte fizikisht kryetarët e komunave veriore shqiptare etnike në godinat komunale. Kurti e bëri gjithsesi. Me përkrahjën e policëve shqiptarë etnikë, ai po ndryshon status-quo në e 20 viteve të fundit, duke i alarmuar serbët e Kosovës. Si ish i burgosur politik në Serbi, Kurti ka zbuluar se të tregosh vendosmëri ia vlen.

Pushtimi rus i Ukrainës po e ndryshon peizazhin politik. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe pse nuk pranon t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, po i lejon kompanitë serbe të dërgojnë armë në Ukrainë. Ambasadori i Amerikës në Serbi e lavdëron atë si një “partner të mirë dhe gjithnjë më të mirë”. Pra është Kurti ai që po fajësohet.

Një diplomat thotë se dyshon se Kurti ka të ngjarë ta mbajë premtimin e tij për autonomi për serbët e Kosovës dhe sugjeron se kriza në veri mund ta ndihmojë atë të maskojë faktin se ka dështuar t’i përmbushë shumë nga premtimet e tij diku tjetër. Problemet në Kosovë mund të jenë gjithashtu një shpërqendrim i mirëpritur për Vuciq pasi i njëjti po përballet me demonstrata në Serbi.

Për 30 vjet Amerika ka qenë bamirësi më i madh i shqiptarëve të Kosovës. Në vitin 1999, një ndërhyrje e NATO-s e udhëhequr nga Amerika i dha fund sundimit serb në Kosovë. Tani kundër Kurtit nuk kanë dalë vetëm amerikanët, por edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Kurti duket të jetë i patrazuar. Amerika dhe BE-ja kanë filluar të vendosin sanksione ndaj Kosovës, por jo ndaj Serbisë. Nuk shihet fundi i kësaj krize në horizont. Dhe kërcënimi i dhunës në një shkallë më të gjerë duket të jetë shumë real./The Economist