Foto: ZPRK

Thaçi ngushëllon për vdekjen e Ajnishahe Halimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime familjes së anëtares së PDK-së, Ajnishahe Halimi me rastin e vdekjes së saj.

Thaçi ka shkruar se Halimi dha kontribut të shquar në të gjitha periudhat e zhvillimeve politike dhe kombëtare në Kosovë.

“Me keqardhje morëm lajmin për vdekjen e veprimtares së njohur Ajnishahe Halimi, e cila dha kontribut të shquar në të gjitha periudhat e zhvillimeve politike dhe kombëtare në Kosovë. Familjes Halimi i shprehim ngushëllimet më të thella”, ka shkruar presidenti në rrjetin social ‘Facebook’.

Anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur nga familja e të ndjerës. Varrimi do të bëhet sot, në orën 17:00, në fshatin Gurelez (Kozhicë).