COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Tetë qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Tetë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 për 24 orë në nivel vendi nga 1,895 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përderisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën të ditur se tetë qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2 kështu duke arritur numri në 157 mijë e 933 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë janë 314 raste aktive me COVID-19.

Sa i përket vaksinimit, ministria bën të ditur se brenda 24 orëve janë dhënë 1,760 qytetarë.

“Deri më sot 775 mijë e 162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një person konsiderohet i vaksinuar në momentin që merr dy dozat e vaksinës anti-COVID.

Në Kosovë janë në dispozicion dy lloje të vaksinës, “Pfizer” dhe “AstraZeneca”.

Deri më tani në nivel vendi virusi corona ka prekur 161 mijë e 227 qytetarë prej tyre 2 mijë e 988 kanë vdekur.