Trepça, Foto: KALLXO.com

Tetë minatorë të Trepçës lëndohen nga acidi

Së paku tetë minatorë të Trepçës në Stan Tërg janë lënduar pasi shpërthimit të një cisterne me acid.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Bujar Jashari, ushtrues i detyrës së drejtorit të minierës.

Sipas Jasharit, dy nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Ai tha se të gjithë minatorët po marrin trajtim në spitalin e Mitrovicës.

Aksidenti me acidin ka ndodhur në horizontin e 11-të të minierës.