Tërmet i lehtë në zonën e Bujanocit, dridhjet ndihen edhe brenda territorit të Kosovës

Një tërmet prej 2.3 ballë të Rihterit është regjistruar në zonën e Bujanocit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës.

“Është jashtë territorit të Kosovës, në Komunën e Bujanocit me shkallë 2.3. Është me intensitet shumë të ulët” – ka thënë ai.

Tërmeti ka rënë në ora 17:19.

Qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës.