Burgu i Dubravës (Ilustrim)
Tentoi ta vizitonte të burgosurin dhe kanosi zyrtarët korrektues, arrestohet i dyshuari
19.7.2023 - 11:23
Një burrë është arrestuar nga institucionet e sigurisë pasi kishte kanosur zyrtarët korrektues të burgut të Dubravës në Istog.
Sipas policisë, incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që të kryente vizitë tek një i burgosur, mirëpo që vizita ishte e ndaluar.
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.