Tentim vrasja në Pejë, vdes njëri nga tre të plagosurit

Ka vdekur njëri nga tre të plagosurit e rastit të Pejës që ndodhi më mbrëmjen e së enjtes më 22.05.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obdukimin e viktimës”, – tha Nikçi.

Të plagosurit për shkak të gjendjes së tyre të rënduar, ishin dërguar nga Spitali rajonal i Pejës në QKUK në Prishtinë.

Më 24.05.2024 nga Klinika Intensive në QKUK kishin konfirmuar për KALLXO.com se dy nga tre të plagosurit që po qëndronin aty, derisa njëri nga ta ishte në gjendje të rëndë.

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të rënda ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Agron Gashit, të dyshuarit për vrasjen e rëndë në tentativë që ndodhi në Pejë, më 22.05.2024.

Në incidentin për të cilin dyshohet Agron Gashi mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona.

Vrasja e rëndë në tentativë në Pejë, Gjykata vendos ndaj të dyshuarit Agron Gashi