Ilustrim

Drenas, arrestohet burri që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të premten, më 21.06.2024 pasi i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Rasti, sipas forcave të rendit është duke u hetuar ndërsa vajza e mitur është kthyer te familja e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.