Tentim grabitje e armatosur në një market në Pejë

Policia ka njoftuar se tre persona të panjohur kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një market në Pejë, dhe dyshohet se kanë sulmuar dy punëtorë të marketit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:49.

Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë të dyshuarit, gjatë tentim grabitjes kanë thyer derën e marketit, kanë bërë edhe disa dëme tjera e më pas kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarr.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, kurse rasti vazhdon të hetohet.