Tenderi dhjetëra mijë euro në Suharekë, arrestohen dy zyrtarë të komunës për mashtrim

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar dy zyrtarë publikë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik.

Ata dyshohen se kanë keqpërdorur pozitat e tyre në një tender dhjetëra mijëra euro për shtrimin e disa rrugëve në një fshat të Suharekës gjatë vitit të kaluar.

Sipas Policisë, të dyshuarit, si zyrtarë pulbikë, kanë qnë të angazhuar në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e kontratës në fjalë.

Të dyshuarit, sipas Policisë së Kosovës pretendohet se kanë keqpërdorur detyrat e tyre me qëllim të qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Sektori për Hetime Financiare pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me datë 22.08.2023 ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale (E.SH dhe B.K.) për shkak se dyshohet se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimin, Prokuroria e Prizrenit pas daljes në vendin e ngjarjes dhe verifikimit të gjendjes faktive ka konstatuar se kontrata nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë.

“Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbaleve, dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar” – thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.