Policia kap në flagrancë shoferin që tejkaloi në vijë të plotë (VIDEO)

Një vozitës nuk ka respektuar rregullin e komunikacionit për mos të tejkaluar në vijë të plotë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media tha se i njëjti është kapur në flagrancë dhe është gjobitur sipas ligjit.

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marrë veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë””, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

“Në lidhje me këtë ndaj shoferit u shqiptua një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Po ashtu për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Po ashtu, sot policia njoftoi se në një rrugë ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë, një 19-vjeçar ka vozitur trefish më shpejtë apo 121 kilometra në orë.

Për këtë shkelje të komunikacionit, Policia e Kosovës ka gjobitur vozitësin E.M me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe një vit heqje e patent-shoferit.