FOTO: Kosovo Police/ Facebook

Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferë dënohen me nga 150 euro gjobë dhe u merret patentë shoferi për tre muaj

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur të identifikojë dy kundërvajtës ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe ua ka konfiskuar patentë shoferin për tre muaj.

Këta shoferë janë ndëshkuar falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë.

Sipas njoftimit të Policisë qytetarët kanë dërguar një foto në të cilën shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre dhe në një moment kanë tejkaluar në vijë të plotë dhe me veprimet e tyre kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

FOTO: Kosovo Police/ Facebook

Tutje, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë shkeljet e tilla.