Ceremonia e shfaqjes së filmit për Sir Malcolm. Foto: KALLXO.com.

Shfaqet filmi për Sir Noel Malcolm, Kurti: ‘Kosova: një histori e shkurtër’, vepra kyçe referenciale për historinë e Kosovës

I botuar në prag të  luftës së Kosovës, më 1998, libri “Kosova: një histori e shkurtër” i Sir Neol Malcolm ia hapi sytë botës perëndimore për historinë e Kosovës. Ky libër bëri që qendra botërore ta shihnim me një sy krejt tjetër problemin e Kosovës, pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Sir Neol Malcolm përmes librit “Kosova: një histori e shkurtër” çrrënjosi mitin serb për Kosovën dhe u bë një refren për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Këto dëshmi u shpalosën dje në mbrëmje (19.10.2023) gjatë  shfaqjes së premierës së filmit “Sir Noel Malcolm dhe veprën e tij për Kosovën dhe shqiptarët” pjesa e dytë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ky dokumentar u realizua me skenar dhe regji të ish-ambasadorit Mal Berisha dhe producent ekzekutiv Ahmet Ulaj.

Për të përcjellë premierën e filmit, mori pjesë edhe Sir Noel Malcolm, kryeministri Albin Kurti, e personalitete tjera të jetës politike, shkencore e kulturore të Kosovës, të cilët mbajtën nga një fjalë rasti duke vlerësuar kontributi dhe rendësin e veprës së Sir Malcolmit, fjalime të cilat siç tha vetë historiani anglez e bën të ndjehet pak i turpëruar.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti, tha se libri i Sir Malcolm ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik për të vërtetën e Kosovës.

“’Kosova: një histori e shkurtër’ u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike. Kjo vepër e mori epitetin e një vepre kyç referenciale, për këdo që dëshiron të njihet më gjerë dhe më thellë me historinë e Kosovës”- tha Kurti, i cili Sir Malcolmit i dhuroi edhe një foto të kornizuar të bërë nga një ushtarë i KFOR-it, në të cilën shihet një ushtar i këtij misioni duke lexuar librin “Kosova: një histori e shkurtër”.

Ceremonia e shfaqjes së filmit për Sir Malcolm. Foto: Facebook/AK.

Ndërsa, regjisori i filmit Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe tha gjatë fjalës së tij, se ky dokumentar tha Berisha do t’i shërbente edhe forcimit të marrëdhënieve të kombit tonë me Mbretërinë e Bashkuar.  “I bindur për veprën e jashtëzakonshme të veprës së Sir Noel Malcolm për ne shqiptarët, mendova dhe besova se një film dokumentar për jetën dhe veprën të rrëfyer nga figurat e shquara akademike britanike e shqiptare ishte një detyrim dhe shprehje e mirënjohjes së thellë ndaj veprës së tij”- tha Berisha.

Një fjalë rasti mbajti edhe drejtori i BK, “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, i cili tha se me veprën e tij, Sir Malcolm bëri që të çrrënjoset miti serb për Kosovë dhe i dha dritë historisë së Kosovës dhe shqiptarëve. “Në çdo rresht të shkruar me të vërteta e fakte, asnjëherë më të qarta, vepra juaj ‘Kosova një histori e shkurtër’ lexohet e njihet aq shumë si asnjë vepër tjetër”- tha ai.

Ndërkaq në fund pasi dëgjoi vlerësimet për të, Sir Malcolm tha se po ndihet pak i turpëruar. “Kisha përshtypje se kisha arritur gabimisht në funeralin tim, sepse komplimente të tilla janë të përshtatshme në një funeral. Por, jam gjallë. Kam shkruar librin dhe e kam botuar një vit para luftës. Shpresoj që libri kishte pak ndikim në politikën e Perëndimit në një periudhë të krizës. E kam shkruar sigurisht për Kosovën. Por, jam vetëm historian dhe besoj se shkallë shkencore mbrojtja më e mirë është e vërteta. Shpresoj se e kam shkruar të vërtetën për Kosovën”- tha Malcolmi.

Dokumentari

Dokumentari, “Sir Noel Malcolm dhe veprën e tij për Kosovën dhe shqiptarët”, pjesa e dytë me skenar dhe regji të Mal Berishës dhe producent ekzekutiv Ahmet Ulaj, zbulon ndikimin që ka pasur vepra e autorit Noel Malcolm për një të vërtetë të munguar për historinë e Kosovës dhe shqiptarët, si dhe për ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për Kosovën. Personalitete të shquara britaniko – shqiptar rrëfejnë për ndikimi që pati libri “Kosova: një histori e shkurtër”, i cili Siaps tyre çrrënjosi mitin serb për Kosovën dhe bëri shërbeu si referenca kryesor për diplomacinë botërore për të zgjedhur çështjen e Kosovës.

Libri “Kosova: një histori e shkurtër”   

Libri historiografik, “Kosova: një histori e shkurtër” i Noel Malcolm u botua në viti 1998 në prag të luftës së Kosovës 1998/99. Ky libër konsiderohet si një prej botimeve më të mira dhe më të dokumentuara për historinë e Kosovës. Libi u vlerësua në botën demokratike, por u sulmua në mënyrë më të ashpër nga politika, institucionet shkencore dhe ato kulturore të Serbisë, por që dështuan në qëllimet e tyre.

Sir Noel Malcolm

Historiani britanik Noel Malkolm  lindi në Berkshire në Britaninë e Madhe. Studioi historinë dhe letërsinë angleze në Peterhouse, Kembrixh, dhe doktoroi në “Trinity College”.  Ka punuar edhe si komentator politike për mediat britanikët dhe autori i shumë  shkrimeve për Kosovën. Sir Malcolm është njohës i historisë së popujve të Ballkanit dhe në veçanti të shqiptarëve. Ishte këshilltar i kryeministres Margaret Theçer për Bosnjën dhe Ballkanin.

Në vitin 1994 shkroi librin “Bosnja: Një histori e shkurtër”, ndërsa më 1998 librin “Kosova: Një histori e shkurtër”. Është anëtar i Akademisë Britanike dhe hulumtues i lartë në “All Souls College” në Oksford. Nga viti Malkolm u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ceremonia e shfaqjes së filmit për Sir Malcolm. Foto: KALLXO.com.