Vjosa Çerkini. Foto: Facebook.

Dokumentari i Vjosa Çerkinit prezantohet në festivalin ‘Women Voices Now’ në Los Anxhelos  

Dokumentari “Sot, për nesër”  i gazetares kosovare, Vjosa Çerkini do të prezantohet në festivalin “Women Voices Now” në Los Anxhelos të SHBA-së.

Dokumentari “Sot, për nesër” do të garojë për çmimet e këtij festivali.

Ky festival mbahet nga 1 deri më 31 mars 2022.

Gazetarja Vjosa Çerkini ka thënë për KALLXO.com, se ka qenë një befasi e këndshme njoftimi që ka marrë për përzgjedhjen e dokumentarit të saj që të jetë pjesë e këtij festivalit në Los Anxhelos.

“Dokumentarin e kam realizua në bashkëpunim me ‘Kosovo 2.0’, si bursiste e ‘Human Rights Fellowship 2020” edhe nën mentorimin e regjisores Kaltrina Krasniqi”, ka thënë Çerkini.

Çmimet e këtij festivali, ku garon edhe dokumentari “Sot, për nesër”, sipas Çerkinit do të bëhen të ditura më 24 mars 2022.

Dokumentari “Sot, për nesër”, garon në kategorinë “Best Short Documentary”.

Dokumentari trajton diskriminimin e grave të moshës se mesme në tregun e punës në Kosovë.