Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia konfiskon një pistoletë me gaz e disa fishekë

Një burrë gjatë ditës së djeshme po dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndërsa për këtë çështje policia ka marrë një informacion për të cilin ka dalë edhe në terren.

Ngjarja është regjistruar të ketë ndodhur në rrugën “Kumanova” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 26 fishekë.

Në lidhje më këtë çështje është intervistuar një burrë dhe për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje.