Të shtëna armësh në Prishtinë, policia gjeti gëzhojë e njolla gjaku në vendngjarje

Një gëzhojë e disa njolla gjaku janë gjetur në rrugën “Mustafë Kruja” në Prishtinë të mërkurën (13.03.2024) rreth orës 16:10, pasi fillimisht janë dëgjuar të shtëna armësh.

Policia e Kosovës njofton se personat që dyshohen se kanë shtënë janë të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, e për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Lidhur me këtë rast, policia thotë se kishte bërë kontrolle më 02.10.2023 në disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në në katër lokacione, në tri rajone, Prishtinë, Pejë dhe Prizren.

Gjatë këtij kontrolli, policia ka gjetur tri revole dhe 51 fishekë.

“Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar meshkuj/k, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e policisë.