Diaspora, 2022. Foto: Liza Gashi, Facebook

Të dhënat e BQK-së, mërgimtarët sivjet sollën para më shumë se vitin e kaluar në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka zbuluar të dhënat e fundit financiare rreth të ardhurave në vend.

Sipas institucionit kryesor financiar në vend, mërgimtarët këtë vit sollën para më shumë se vitin e kaluar.

“Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (555.4 milionë euro ishte deri në qershor 2022)” – thuhet në njoftimin e BQK-së.

Remitancat janë fonde të transferuara nga emigrantët në vendin e tyre të lindjes. Ato janë kursimet private të punëtorëve dhe familjeve që shpenzohen në vendin e lindjes për ushqim, veshmbathje dhe shpenzime të tjera dhe që drejtojnë ekonominë familjare. Këto pagesa janë zakonisht ndërku­tare.

Ndërsa, sipas BQK-së, rritje shënoi edhe kategoria llogarisë së të ardhurave dytësore, në të cilën përfshihen Transferet rrjedhëse te sektorit qeveritarë dhe  Transferet rrjedhëse të sektorëve tjerë (dërgesat e emigrantëve (remitancat) dhe transferet ku përfshihen donacionet, pensionet, etj.).

“Deri në qershor 2023 kjo llogari shënoi rritje për 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të 2022, dhe arriti vlerën 949.1 milion euro (849.6 milionë euro ishte bilanci pozitiv deri në qershor 2022)” – thuhet në njoftim.