Tahiri për zgjedhjet: Kurti e di që nuk i merr kurrë më 50 për qind të votave

Për zgjedhjet e ardhshme nacionale, ka folur shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, duke thënë se pret që procesi i mbajtjes së tyre të jetë i rregulltë.

Sipas Tahirit, kryeministri aktual Kurti “e di që s’do t’i marrë më 50 për qind të votave.”

“Personalisht pres që zgjedhjet të jenë të rregullta, sepse [Albin] Kurti nuk e len këtë privilegj sepse e din që nuk i merr kurrë më 50 për qind. Kurti do të flas gjithmonë për zgjedhje, por do t’i mbajë në ciklin e vet sepse don të jetë në pushtet gjithmonë.

Sipas Tahirit, viti 2024 është vit zgjedhor dhe AAK-ja në këtë vit zgjedhor hyn “më e përgatitur se kurrë.”

Ai shtoi se për AAK-në këtë vit temat e rëndesishme janë tema të brendshme.

“Problemet e qytetarëve janë probleme të jetesës. Kemi dhënë nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë per zvogëlim të çmimit të energjisë. Çështje tjetër shumë e rëndësishme ka të bëjë me pagat. Për kur po i ruan rritjet, për 2 muaj para zgjedhjeve?”- tha ai.