Sulmi në Banjskë, Osmani takohet me Abdixhikun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Temë e këtij takimi ishin ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja politike e LDK-së për KALLXO.com, Sibel Halimi.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.