Në Suharekë sekuestrohet një armë AK 47 me karikator dhe fishekë. FOTO: Kosovo Police.

Suharekë, sekuestrohet një kallashnikov

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë AK 47 me karikator dhe fishekë në fshatin Leshan të Suharekës.

Sekuestrimi i kallashnivit është bërë pas infomatave që kanë marrë se në lokacionin e dyshuar mund të gjendet një armë pa leje.

“Në fshatin Leshan të Suharekës është bastisur lokacioni i dyshimtë – shtëpi private, bastisja është kryer në pajtim me procedurat ligjore dhe në prezencë të dëshmitarëve. Gjatë bastisjes është gjetur një pushkë automatike AK 47 me një karikator dhe 12 fishekë, të cilat janë sekuestruar” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, i dyshuari nuk ka qenë në shtëpi, por ai i është përgjigjur thirrjes së policisë dhe më vonë është lajmëruar në Stacionin Policor të Suharekës.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Në këtë rast janë filluar hetimet për veprat penale “ Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”.