Sonte nis festivali ‘Mitrovica ‘International Jazz Days’

Edicioni i Parë i festivali “Mitrovica International Jazz Days” nis sot në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Festivali do të hapet me koncertin e një prej muzikantëve të njohur të xhazit botërorë, Richard Bona.

Festivali do të mbahet deri më 2 shtator ku do përforcojnë edhe muzikantë të njohur shqiptarë e të huaj.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ky festivali synon të jetë tradicional.

“Richard Bonna, dyshja Michael League dhe Bill Laurance, Ansambli Ganna, Elina Duni, MIJD Big Band – orkestra rezidente e festivalit, e përbërë nga muzikantë të njohur dhe artistë të rinj të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, janë vetëm disa nga artistët e njohur që do të ngjiten në skenën e vendosur në sheshin publik të qytetit”- thuhet në njoftim.

Përveç koncerteve, sipas njoftimit, përgjatë ditëve të festivali do të organizohen edhe në punëtori të ndryshme.

Agjenda e MIJD: