Smajl Latifi: Lëshohet uji i pijshëm në fshatin Pastasel

Nga sot, 1500 banorë të fshatit Pastasel të Komunës së Rahovecit do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi në Facebook.

“Uji është lëshuar deri në rezervuar, ndërsa ekipet punuese nga Radoniqi do të vazhdojnë me punët tjera teknike deri te lidhja dhe shpërndarja e tij në gypa nëpër vendbanim”, ka shkruar Latifi.

“Ky lajm i gëzueshëm për banorët dhe për ne si zbatues të këtij projekti është motiv për të vazhduar tutje me punë dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për gjithë komunitetin të cilit i takojmë dhe ndaj të cilit mbajmë përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se KALLXO.com ka raportuar 4 ditë më parë, përkatësisht më 15 shkurt së banorët e fshatit Pastasel janë ankuar për mungesën e ujit të pijshëm.

‘Dora e ftohtë’ e pushteteve me fshatin Pastasel të Rahovecit – VIDEO

Gjithashtu, 4 ditë më parë, përkatësisht më 8 mars, KALLXO.com ka raportuar se kryetari Smajl Latifi nuk e ka realizuar premtimin e tij që do të mundësonte ujë për gjithë komunën.

Rrena e Smajl Latifit për ujë të pijshëm në tërë Rahovecin