array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Smajl Latifit për ujë të pijshëm në tërë Rahovecin

Deklarata

16.10.2017- “Problemi i ujit të pijshëm do të zgjidhet në vitin 2018”

Smajl Latifi

Vlerësimi

Rrenë

Premtimi i kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, për furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm brenda vitit 2018 për gjithë qytetarët e komunës nuk është mbajtur. Tashmë jemi në vitin 2020 dhe banorët e fshatit Pastasel thonë se nuk kanë ujë të pijshëm.

Artikulli

Banorët e fshatit Pastasel të komunës së Rahovecit vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Raportimin e qytetarëve për mungesë të ujit e konfirmojnë edhe në Komunën e Rahovecit, por kanë thënë se janë duke punuar me Kompaninë Rajonale të Gjakovës për rregullimin e ujit të pijshëm.

“Komuna e Rahovecit ka bërë kërkesë zyrtare në KRU Gjakova për te sjellur ujin e pijshëm nga fshati Gur i Kuq në drejtim të fshatit ‘Pastasel’. Pas pranimit te kërkesës për të sjellë ujin, ku komuna e Rahovecit participon me 49 % në marrëveshje me KRU Gjakovën për secilin investim, jemi në fazën përfundimtare të rregullimit të ujit të pijshëm”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ata kanë thënë se janë duke e zgjidhur edhe çështjen e furnizimit me rrymë për pikat e pompimit të ujit.

“Është bërë kërkesë në KEDS- për leje kyçje në energjizim, ku janë bere instalimet e rrymës deri te pika e pompimit. Pas kyçjes së rrjetit elektrik, bëhet montimi i pompave të ujit si dhe monitorohet dhe mbikëqyret nga kompania rajonale e ujësjellësit KRU Gjakovë”, thuhet më tej.

Por, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në emisionin ‘DebatPernime’ gjatë zgjedhjeve komunale të vitit 2017 i pyetur për problemin me ujë të pijes në fshatin Pastasel dhe vende të tjera, ai kishte siguruar që problemi me ujë të pijshëm do të zgjidhet në vitin 2018.

Ai po ashtu kishte premtuar ujë të pijshëm 24 orë për gjithë banorët e komunës së Rahovecit.

“Problemi i ujit të pijshëm do të zgjidhet në vitin 2018 sepse kapacitetet e Radoniqit po rriten, d.m.th. ka një fabrikë të re të prodhimit të ujit të pijshëm edhe unë besoj që në lagjen 3 se nëqoftëse nuk do të mund të arrijë për 24 orë do të kemi mundësi me gjet edhe burim alternativ në mënyrë që të kenë krejt banorët e komunës së Rahovecit 24 orë ujë të pijshëm”, kishte thënë ai më 16 tetor të vitit 2017.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).