Arma e gjatë me fishekë e konfiskuar në Skenderaj, Foto: Policia e Kosovës

Skenderaj, sulmohet fizikisht një qytetar, të dyshuarit i konfiskohen arma me 20 fishekë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri në Skenderaj pasi i dyshuari nuk ka poseduar leje për të.

Arma dhe 20 fishekë i janë konfiskuar të dyshuarit, i cili kishte pasur një mosmarrëveshje me një person tjetër.

Pas mosmarrëveshjes, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht personin tjetër, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’ – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për këto vepra penale -armëmbajtje pa leje dhe – lëndim i lehtë trupor.