Foto: Ilustrim

Skenderaj, këmbësori goditet me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj, një person përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia, ka goditur një këmbësor.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës dhe njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Policia nuk ka dhënë informacione se çfarë masa janë marrë për të dyshuarin që ka shkaktuar aksidentin.