Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtyhet për nesër mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shtyrë për nesër mbledhjen e rregullt të planifikuar për sot, ku ishte paraparë të diskutohet për zgjedhjet që pritet të mbahen në komunat veriore.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së tha sot në një prononcim për media se shtyrja u bë me qëllim të informimit sa më të plotë të anëtarëve të KQZ-së për pikat që ishte planifikuar të diskutoheshin gjatë mbledhjes.

Ai tha se mbledhja e KQZ-së do të mbahet nesër, ku do të diskutohet lidhur me planet operacionale për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së qendrave të votimit, Elezi thasë në mbledhjen e radhës, KQZ-ja do të miratojë listën me qendrat votimit të cilat hapen në këto zgjedhje.

Elezi tha se çështja e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet komunale në 4 komunat veriore  është përmbyllur më herët.

“Janë gjithsejti 11 kandidatë në zgjedhjet për kryetarë të komunave. Këta 11 vijnë nga 5-së subjektet politike, ndërkaq në zgjedhjen për dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq janë më shumë se 60 kandidatë të certifikuar nga ana e KQZ-së për të garuar nën ato zgjedhje”- tha zëdhënësi Elezi.

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen më 23 prill të këtij viti.