Pika kufitare Kosovë- Serbi në Jarinjë - Foto: KALLXO.com

Shtetasi serb arrestohet në Jarinjë, i gjendet drogë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në orët e mbrëmjes pasi ka kaluar pikën kufitare në Jarinjë.

Arrestimi i tij është bërë pasi në kamionin të cilin ishte duke e vozitur ishin gjetur 7 kilogramë drogë.

KALLXO.com mëson se i dyshuari është transportues mallrash ndërsa arrestimi tij u bë pasi ai doli nga territori i Kosovës për në Serbi.

I njëjti kishte qenë në Kosovë për të dorëzuar disa mallra me të cilat ishte ngarkuar ndërsa dyshohet se në kabinën e kamionit kishte vendosur lëndën narkotike e cila dyshohet se është marihuanë.