Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Shtatë të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Lidhur më këto raste Policia ka arrestuar shtatë persona të dyshuar.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, dy raste të Prizren, një rast në Pejë, një në Gjakovë dhe një rast në Malishevë.

Në Prishtinë është dje është arrestuar një burrë nen dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur mes datave 19 dhe 20 tetor 2022.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.

Në Graçanicë një burrë është arrestuar nen dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.

Në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar për dy raste të ndara të dhunës në familje.

Në burrë është arrestuar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi  kishte ushtruar dhunë  psikike ndaj viktimave.

Rasti ka ndodhur në ora 09:15 dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe një burrë është arrestuar në Prizren dje, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:45 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë është arrestuar një i person pasi dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht bashkëshorten e tij.

Rasti sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.

Në Malishevë, është arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:30 në Malishevë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.