COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Shtatë raste pozitive me coronavirus, 10 të shëruar

Shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 1 mijë e 11 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se dhjetë qytetarë janë shëruar nga infeksioni kështu duke arritur numri i të shëruarve në 157 mijë e 892 qytëtarë.

Aktualisht në nivel vendi janë 321 raste aktive me SARS-CoV-2.

Sa i përket vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve janë dhënë 965 doza të vaksinave kundër COVID-19 përderisa nga 29 marsi i këtij viti, kur edhe ka filluar dhënia e vaksinave në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar 772 mijë e 388 qytetarë me dy doza të vaksinave anti-COVID-19.

Prej fillimi të vaksinimit në të gjithë vendin janë dhënë mbi 1,6 milion doza të vaksinave.

Në Kosovë janë në dispozicion dy lloje të vaksinave anti-COVID-19, “Pfizer” dhe “AstraZeneca”.

Nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më tani në Kosovë janë prekur 161 mijë e 193 qytetarë me virusin corona prej tyre 2 mijë e 987 kanë vdekur.