Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtatë gjoba anti-COVID e 1600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar vetëm shtatë gjoba në bazë të Ligjit anti-COVID dhe 1600 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Sipas statistikave të policisë, në 24-orët e fundit kanë ndodhur 131 aksidente trafiku.

Prej tyre 33 kanë qenë më persona të lënduar dhe 98 me dëme material.

Policia njofton po ashtu se janë arrestuar 38 persona, 22 persona janë dërguar në mbajtje ndërsa tre persona janë dërguar për mbajtje të dënimit.