ShSKUK: 7 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 121 pacientë, 67 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekimin intensiv qendror, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kështu ka njoftuar ShSKUK-ja në një publikimin në Facebook.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është si vijon: Klinika Infektive, 24  pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 11 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë, Spitali i Ferizajt, 13  pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 4 raste të vdekjes, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 157.