Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: 119 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovë, ka njoftuar për raportin ditor lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19.

Në njoftim thuhet se 119 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 80 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë dhe 82 me oksigjeno-terapi.

“Në QKUK, 70 pacientë të shtrirë, 35 prej tyre Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 37 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre Covid-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi. Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 15 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, thuhet në komunikatë.