Shqipëria dyfishon epërsinë ndaj Çekisë

Taulant Seferi ka shënuar golin e dytë për Shqipërinë në ndeshjen kundër Çekisë, e cila po luhet në “Air Albania”.

Shqipëria është dy gola në epërsi ndaj Çekisë.

Golin e parë e shënoi Jasir Asani në pjesën e parë të ndeshjes.

Shqipëria është duke zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme në fazën e grupeve për “Euro 2024”. Kuqezinjtë po kërkojnë fitoren ndaj Çekisë në “Air Albania” sonte.

Shqipëria në Grupin E është në vendin e parë me 6 pikë, një më shumë se Çekia.