Ilustrim

Shpërthimi në sheshin "Adem Jashari" të Mitrovicës, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e shpërthimit që kishte ndodhur në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë më 9 qershor 2023.

Sipas njoftimit, dyshohej së mjeti shpërthyes kishte qenë granatë dore.

Shpërthimi kishte ndodhur në afërsi të derës së hyrjes së lokalit dhe si pasojë e shpërthimit kishte pasur dëme materiale në atë lokal e gjithashtu ishin dëmtuar xhamat edhe të dy lokaleve të tjera, ka njoftuar Policia.

Policia pas hetimeve disamujore ka arritur të sigurojë provat materiale për identifikimin e të dyshuarve.

Ndërsa sot hetuesit kanë realizuar kontrollin në një lokacion dhe kanë gjetur prova të reja të cilat janë sekuestruar.

“Pas kontrollit, në bazë të dyshimit të arsyeshëm janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale në fjalë”- ka njoftuar Policia.

Tutje thuhet se të dyshuarve A.D., 25-vjeçar dhe G.H.,20-vjeçar, pas intervistimit me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.