Shpërthimi në Lushnjë, në mesin e të lënduarve edhe deputeti i Partisë Socialiste

Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Taulant Balla në një prononcim për media e ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve në shpërthimi që ka ndodhur në Lushnjë, më 01.03.2024, është edhe deputetit i Partisë Socialiste në Shqipëri, Bujar Çela.

Shpërthimi ndodhi në një objekt në Lushnjë të Shqipërisë, ka konfirmuar Policia e Shtetit për mediat lokale, më 01.03.2024.

Si pasojë e këtij shpërthimi, deri më tani është konfrimuar nga Policia se një person ka vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq sipas ministrit Balla, nga ky shpërthim deputeti Çela ka marrë një plagë e cila është trajtuar.

Është gjendur edhe deputeti i Lushnjës Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Unë nuk jam një mjek të jap detaje, por mund t’iu them që plaga është arritur të izolohet dhe edhe ky i plagosur, pra edhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar, pranë Qendrës Kombëtare të Traumës” – u deklarua Balla.

Sipas policisë, rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Ministri Balla ka vlerësuar se ndihma e parë e dhënë në këtë rast ka qenë kyqe për të shpëtuar personat e plagosur.

Megjithëse ai theksoi se njëri prej të plagosurve është në gjendje shumë të vështirë, sepse është gjendur në mjet (vinç).

Tutje, Balla shtoi se Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po zhvillojnë hetimet lidhur me rastin.

“Ndërkohë Policia e Shtetit bashkëpunim me Prokurorinë prej momentit të parë po zhvillon të gjitha hetimet për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë rast do ta quaja rast tragjedi” – tha ai.

Përveç kësaj, ai njoftoi se e ka vizituar ambientin ku ka ndodhur shpërthimi dhe së bashku me Bashkinë e Lushnjës do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara për të marrë masa.

“Me Bashkinë do të fillojmë menjëherë të vlerësojmë edhe dëmet e shkaktuara në zonën përreth, sepse shpërthimi ka qenë i fortë. Unë kam qenë aty dhe kam parë se si, pothuajse të gjitha ndërtesat për rreth kanë pësuar dëme, duhen vlerësuar dëme dheduhen të marrim masat nëse do të duhet të strehojmë ata që do të kenë nevojë për mbështetjen tonë” – përfundoi Balla.