Shpërthim në Lushnjë të Shqipërisë, një i vdekur e tetë të lënduar

Një person ka vdekur dhe tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një objekt në Lushnjë të Shqipërisë, ka konfirmuar Policia e Shtetit për mediat lokale, më 01.03.2024.

Sipas policisë, rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

“Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore”- ka bërë të ditur policia raporton Euronews Albania.

Sipas raportimeve, është një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.