Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

Një mjet shpërthyes është hedh në afërsi të një shtëpie në rrugën “Car Dushan” në Mitrovicë të Veriut.

Si pasojë e hedhjes së mjetit janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë, ka njoftuar Policia.

Nga ky rast nuk u raportua për të lënduar.

Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse të Policisë, teksa rasti ende po hetohet.