Shpalohet programi i festivalit ‘Prizrenfest 2023’

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në ambient të hapur, “Prizrenfest” do të mbahet nga 22 deri më 28 korrik 2023 në Prizren.

Shfaqje teatrore, punëtori, konferenca e program për fëmijë do të mbahen gjatë këtij festivali në ambientet të ndryshme historike të qytetit të Prizrenit.

Shfaqje teatrore nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Italia, Çekia, Bullgaria, Greqia e Sllovakia do të prezantohen gjatë ditëve sa do të mbahet festivali.

Pjesë e programit për këtë edicion janë edhe dy konferenca për teatrin, që mbahen me 26 dhe 27 korrik në “’Shtëpinë e Shani Efendisë’.