Blerta Deliu-Kodra në seanncën e Kuvendit, 27 janar 2022

Shiriti kufizues i hapësirës së gazetarëve në Kuvend, reagon deputetja e PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas vendosjes së një shiriti në hapësirën e mediave në Kuvendin e Kosovës përmes të cilit janë zhvendosur prapa gazetarët, kameramanët e fotoreporterët që po raportonin drejtpërsëdrejti nga seanca parlamentare.

Deliu – Kodra ka thënë se Qeveria Kurti ua ndalon hyrjen gazetarëve nëpër institucione.

Këtoveprime ajo i ka quajtur kufizime.

Lidhur me këtë çështje KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Kuvendi i Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Vendosja e ketij shiriti, sipas mediave e ka vështirësuar punën e tyre për të raportuar tek qytetarët, prandaj vendosën që të bojkotojnë dy seancat e jashtëzakonshme.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK-ja, ka kundërshtuar fuqishëm këtë vendim, që sipas tyre, ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi.

AGK kundërshton kufizimin e hapësirës së punës për mediat në Kuvend