Shëtiste me pushkë në krah, i sekuestrohet nga Policia
17.1.2022 - 10:42
Policia e Kosovës njofton se gjatë patrullimit në Deçan ka takuar një person, i cili mbante në krah një pushkë gjuetie me 7 fishekë, pa leje përkatëse.
Sipas Policisë, arma është sekuestruar nga i dyshuari.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Grykën e Hulajve të Deçanit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.