Shembulli i mërgimtarit nga New York paguan 100 dollarë për të votuar

Për zgjedhjet e 6 tetorit janë regjistruar mbi 35 mijë aplikues si votues jashtë Kosovës. Ndërsa, rreth 5 mijë aplikime u refuzuan nga KQZ.

Ndonëse ende nuk ka filluar numërimi i votave jashtë Kosovës, me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara, verifikimi i tyre tanimë ka nisur.

Një pjesëtar i diasporës ka dërguar në KALLXO.com një faturë të postës me të cilën dëshmohet se ka paguar 100 dollarë për ta dërguar votën në adresë të KQZ-së.

Ndërsa një tjetër nga Zvicra ka treguar se ka paguar 64 franga për të dërguar votën në vendlindje.

Dje KALLXO.com raportoi se një mërgimtari dërgimi i votës përmes postës i kushti 35 dollarë.

KALLXO.com po monitoron verifikimin e votave të diasporës.

E nëse llogariten të gjitha votat e diasporës, e që janë mbi 35 mijë, nga 35 euro, i bie se dërgimi i të gjitha votave me postë do të kushtoi afër 800 mijë eurove.

Dedikimi i Diasporës paguajnë 32 euro vetëm për të votuar

www.kallxo.com