Dedikimi i Diasporës paguajnë 32 euro vetëm për të votuar

Një mërgimtari i ka kushtuar 35 dollarë që të votojë për zgjedhjet e 6 tetorit.

KALLXO.com po monitoron verifikimin e votave të diasporës.

Gjatë ditës së sotme, në zarfin e një mërgimtari, i cili ka dërguar votën e tij përmes postës nga Amerika në Kosovë, është parë edhe çmimi prej 35 dollarësh, të cilin ai e ka paguar për votën e tij.

KALLXO.com është duke monitoruar procesin se si po rrjedh në vendin ku po ruhen votat e diasporës dhe do t’ju mbajë të informuar në vazhdimësi.

Ndryshe, votat e diasporës që kanë arritur përmes postës janë duke u ruajtur në hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës.

Procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka të bëjë me hapjen e pakove të pranuara nga OVPP-ja, proces ky i cili ka filluar të hënën dhe po vazhdon ende.

Fletëvotimet bëhen të vlefshme vetëm nëse aplikuesit janë regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit për regjistrim dhe nëse ka dërguar një kopje të dokumentit identifikues valid.

Pas aprovimit zarfet e fshehtësisë futen në një folje transparente dhe brenda kutive të votimit, ku më pas dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për numërimin e fletëvotimeve.

Numri i aplikuesve të regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit është 35.087, ndërsa numri i aplikimeve të refuzuara është 5.226.

Nga 35.087 aplikues të regjistruar suksesshëm 4.337 prej tyre vijnë nga Serbia.